Kryeparlamentari Kadri Veseli ka udhëtuar për në Itali, ku të martën do të hapë “Forumin Ekonomik për Kosovën”, i cili do të mbahet në Romë.
Kryeparlamentari Veseli do t’u drejtohet investitorëve italianë me ftesën për të eksploruar mundësitë e shumta ekonomike në Kosovë, si dhe do t’i sigurojë ata për mbështetjen ligjore dhe institucionale që ofron Kosovas për investitorët e huaj.
Në këtë Forum Ekonomik, Veseli do të shpalosë mundësitë dhe përfitimet që kanë investitorët e huaj, pasi Kosova po zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Përveç kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në këtë Forum Ekonomik pritet të jenë të pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.