Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas lajmit për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.
Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm, ka shkruar Veseli, në faqen e tij në Facebook.
“Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka theksuar kreu i Kuvendit.