Ndëresa sot kryeministri Albin Kurti vizitoi Mamushën dhe Suharekën, bujqit e të cilave u dëmtuan shumë nga reshjet e shiut dhe breshëri, këtë e bëri një ditë më parë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Ky i fundit, njoftimin për vizitën në këto komuna e dha sot përmes një postimi në Facebook, ku thotë se u interesua për dëmet e shkaktuara nga breshëri, por edhe për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë .
Postimi i Veselit në Facebook:
komuna këto që u dëmtuvizitova komunën e Mamushës, ku u takova me kryetarin e kësaj komune Abdylhadi Krasniqi por edhe me kryetarin e komunës fqinje të Suharekës, Bali Muharremaj.
U interesova për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshërit.
Administratat e komunave kanë mbajtur një barrë të madhe të peshës në luftën kundër koronavirusit dhe kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm.
21 maji është Dita Botërore e Diversitetit Kulturore, që ka rëndësi të madhe për Kosovën e cila ka arsye të krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-fetare e ndër-etnike.
Me këtë rast shpreh respekt të veçantë për komunitetin turk i cili jep një kontribut të çmuar në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë dhe shërben si urë e fortë lidhëse me shtetin mik të Turqisë.