Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur dhimbje për aksidentimin e dy policëve të Kosovës që kanë rënë në lumin Lepenc, duke e cilësuar lajm që i ka pikëlluar të gjithë.
“Aksidentimi i dy policëve tanë, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë. Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth. Falënderoj FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve”, ka shkruar Veseli në Facebook.