Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shprehur mbeshtetjen e institucioneve të vendit për investitorët e huaj deri sa ka kërkuar nga shteti i Francës mbështetje për liberalizimin e vizave.
Këtë deklaratë, Veseli e dha gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Frankofon të Investimeve, e cila është organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.
“Orientimi ynë është shumë i qartë, është kapitalizmi modern. Ne kemi vendosshmëri në këtë proces, kemi arritur të ndërmarrim shumë reforma për lehtësime dhe fuqizimin e bizneseve tona sepse pa qenë të përkrahura bizneset tona nuk mund të vijnë investimet e huaja”.
“Qeveria e vendit po bën ulje në taksa që krijojnë lehtësira, do të ketë edhe më tutje ulje të taksave për ndërmarrësinë. Kemi një bilanc tregtar të papranueshëm, duam të rrisim mundësinë e punësimit që të rinjtë të mos e lëshojnë vendin”.
“Do të përkrahim çdo investitor. Kërkojmë që shteti francez të jap një shtytje, liberalizimi i vizave është problem që është duke na mbajtur peng. Vendimmarrja që do të vijë në ditët e ardhshme pikërisht nga Franca është vendimtar pikërisht për Kosovën”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/344654802956144/
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/thaci-kosova-eshte-shtet-i-mundesive-te-medha-investitoret-jane-te-mireseardhur/