Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli në një konferencë për media, kur në Kuvend po diskutohet Projektligji për Dialogun me Serbinë, tha se koalicioni qeveritar po punon normalisht, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri kur u pyete nëse ka mundësi që Qeveria të rrëzohet pas miratimit të buxhetit për këtë vit.
Edhe pse pranoni se kanë dallime kryeministrin Ramush Haradinaj sa i përket taksës, ai u shpreh i bindur se po punojnë bashkë që t’i jepet mundësi kësaj Qeveri që të bëjë punën e saj.
“Ne po flasim për reforma për zhvillim në vendin tonë, për përmirësim të jetës së qytetarëve kjo është ajo e cila do të ndodh”.
“Ju e patë edhe sonte në Kuvend ne kemi një koalicion, i cili është duke punuar normalisht, jemi duke marrë vendime”.
“Sa i përket taksës, ju e dini propozimin tim për që është qëndrim i cili i ruan interesat e Kosovës dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e vërtetë se kemi dallime me Kryeministrin Haradinaj”.
“Jam që taksa të qëndrojë, por kam dalë me propozim që taksa të pezullohet përkohësisht dhe me kushte. Kjo e ruan dinjitetin e shtetit dhe partneritetin me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithçka që kemi arritur deri tani ka qenë sukses ipartneritetit me ShBA”, tha Veseli.
“Më lejoni të them diçka që është shumë e rëndësishme sonte do të miratohet buxhet, në moralin tim polikë dhe njerizon asnjëherë as nuk lejojë as nuk e bëjë që të shantazhojë dikë me ndonjë pozitë apo momentum”.
“D.m.th buxheti do të miratohet që i jep mundësi kësaj Qeverie dhe këtij kryeministri që ne bashkë si koalicion të orientohemi drejt prodhimit”.