Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbetën të vdekur mbi 3 mijë qytetarë.
Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e sulmeve, Veseli ka thënë se Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha.
Statusi i plotë i kryeparlamentarit Veseli:
Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemrën e lirisë dhe demokracisë, Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha, ashtu siç është palëkundshëm mbështetëse e luftës kundër terrorizmit.