Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin e kombit Ismet Jasharin, i njohur si Komandat Kumanova.
Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se lavdia e tij ishte e madhe. Ai ka thënë se jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi.
“Me nderim të thellë, kujtova sot, heroin e kombit, Komandant Kumanovën, në përvjetorin e rënies së tij. Lavdia e tij ishte e madhe, pjesë e idealeve me të cilat gatuhej shpirti liridashës i çdo çlirimtari”
“Jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi”, ka shkruar Veseli.