Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kushdo që i prin dialogut me Serbinë, duhet ta mbrojë Kosovën e ta respektojë Kushtetutën e vendit.
Veseli tha se nuk ka aktvendim të Gjykatës Kushtetutese për këtë çështje, për të përcaktur se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.
“Ne i kemi dhënë hapësirë edhe opozitës sa ishim në qeverisje. Kushdo që është udhëheqësi duhet të mos e dëmtoj territorin e Kosovës”, u shpreh Veseli në Tv Dukagjin.
I pari i PDK-së, thotë se partia e tij vazhdon të jetë kundër korrigjimit të kufijve. “Ne kemi dokument të shkruar që ia kemi dorëzuar të gjitha subjekteve politike”.
“Ballafaqimi me Serbinë nuk duhet të jetë luftë e brendshme, por të jetë serioz”, përfundoi ai.