Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e Haradinajt. Ai ka thënë se ky lajm ka qenë i pritur dhe se ndalimi i tij ishte i padrejtë.
“Vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt është lajm i gëzueshëm, të cilin të gjithë e kemi pritur të ndodhë. Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Z. Haradinaj i uroj kthim të mbarë në familje dhe vendin e tij”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në facebook.