Veseli lavdëron 3 komunat që udhëhiqen nga PDK-ja, fton qytetarët t’i besojnë kësaj partie

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë̈ Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetarët e Drenasit dhe Ferizajt, Ramiz Lladrovci dhe Agim Aliu, kanë mbajtur sot një̈ konferencë për media, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë, kryetari Veseli ka folur për suksesin që kanë shënuar komunat e qeverisura nga PDK-ja në nivel të Kosovës dhe me përformancën e lartë që kanë arritur.

Në raportin e publikuar për Performancën e Komunave në gusht të këtij viti nga Ministria e Pushtetit Lokal, rezulton se nga 37 komuna të Kosovës, në top 10 për përformancën më të mirë janë 3 komuna të qeverisura nga PDK-ja.

“Modeli i qeverisjes së suksesshme të komunave të udhëhequra nga PDK-ja, është tregues i qartë se vota e dhënë nga qytetarët në këto komuna është shpërblyer me punë, me shërbime të mira për ta dhe pa asnjë̈ abuzim.  Ky është vizioni ynë, për mirëqeverisje, transparencë dhe pa korrupsion.”, ka thënë kryetari Veseli.

Veseli ka bërë të ditur se gjatë muajve të ardhshëm PDK do të fillojë të bëjë publike emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamble.

Ndërsa kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci tha se besimin e kryetarit Veseli dhe PDK-së e ka dërguar në vend duke qeverisur me besnikëri.

“Jam i lumtur që kam bërë krenar familjen time, qytetarët dhe partinë me qeverisje të mirë. Do të punojë gjithmonë në zbatim të ligjit”, tha Lladrovci.

Fjalimi i plotë i Veselit:

Të nderuar gazetarë,

Të dashur qytetarë të Kosovës

Sot jam në këtë konferencë së bashku me dy bashkëpunëtorë të mi të PDK-së, kryetarët e komunave të Ferizajit, z. Agim Aliu dhe të Drenasit, z Ramiz Lladrovci.

Kemi një arsye të veçantë që gjendemi bashkë në këtë konferencë dhe ka të bëjë me suksesin që kanë shënuar komunat e qeverisura nga PDK-ja në nivel të Kosovës dhe me përformancën e lartë që kanë arritur.

Mbi të gjitha ky është një shembull e model i qeverisjes së suksesshme që kanë shënuar edhe vet kryetarët me lidershipin e tyre. 

Në raportin e publikuar për Performancën e Komunave në gusht të këtij viti nga Ministria e Pushtetit Lokal, rezulton se nga 37 komuna të Kosovës, në top 10 për përformancën më të mirë janë 3 komuna të qeverisura nga PDK-ja.

Komuna e Drenasit nën udhëheqjen e z Ramiz Lladrovci, është e para edhe këtë vit, e pasuar në vendin e shtatë nga komuna e Kacanikut, me udhëheqjen e kryetarit z. Besim Ilazi, dhe në vendin e tetë, ajo e Ferziajit e udhëhequr nga z. Agim Aliu.

Indikatorët e shpalljes për komunat më të mira, sikurse e dini, mbështeten në një numër të madh të kriteresh dhe monitorimesh përgjatë një viti.

Aty hyn menaxhimi i fatkeqësive, uji i pishëm, transparenca komunale, shërbimet publike, menaxhimi i mbeturinave e shumë fusha të tjera.

Prandaj publikisht i përgëzoj dhe i falendëroj kryetarët për një punë të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve, duke treguar për vlerat e vërteta të PDK-së.

Ky është vizioni ynë, për mirëqeverisje, transparencë dhe pa korrupsion.

Modeli i qeverisjes së suksesshme të komunave të udhëhequra nga PDK-ja, është tregues i qartë se vota e dhënë nga qytetarët në këto komuna është shpërblyer me punë, me shërbime të mira për ta dhe pa asnjë abuzim. 

Po ashtu, performanca e lartë e komunave të udhëhequra nga PDK-ja në raport me komunat e qeverisura prej partive tjera, tregon qartë dallimin e madh.

Këto parti bëjnë premtime e mashtrime ndaj qytetarëve, dhe nuk janë në gjendje të bëjnë as edhe një punë të mirë.

Ftoj qytetarët e Kosovës që ti besojnë PDK-së; ti besojnë vizionit të dhe përfaqësuesve të saj në komuna gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. 

Jam i bindur se modelet qeverisjes së suksesshme në Drenas, Ferizaj, Kacanik e Shtime do të mbështeten nga qytetarët edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Sepse ky është modeli i premtimeve që mbahen e kthehen me punë, dhe jo i mashtrimit e keqqeverisjes.

Brenda disa javëve, ne si Parti Demokratike e Kosovës do të fillojmë të shpallim kandidaturat për kryetarë të komunave, dhe ekipet e  tyre.

Oferta qeverisëse është rezultat i kërkesave dhe nevojave të drejtpërdrejta të qyetarëve.

Jam i bindur se këto zgjedhje lokale që po vijnë, shënojnë vitin e madh të kthimit të PDK-së në pushtetet komunale.

Të ngjashme