Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim këshillin organizativ për ngritjen e shtatores së veprimtarit të njohur shqiptar Anton Çetta.
Në takim me Mulla Xhevat Kryeziun, Don Lush Gjergjin, Riza Krasniqin dhe dy vajzat e Anton Çettës, Agatta dhe Donika, kryeparlamentari Veseli diskutoi për iniciativën e tyre dhe u dha mbështetje të plotë.
Kryeparlamentari Veseli tha se ngritja e shtatores së veprimtarit të shquar Anton Çetta do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërsa u ofroi gatishmërinë e ndihmës në çdo aspekt të nevojshëm këtij Këshilli për realizimin e iniciativën e tyre.
Këshilli organizativ e falënderoi Kryeparlamentarin Kadri Veseli për pritjen dhe ofrimin e mbështetjes për ngritjen e shtatores për Anton Çettën.