Kryetari i Kuvendi të Kosovës në detyre dhe kreu i PDK-së, e ka përcjellë nga afër ndeshjen e Trepçës ’89 në “Adem Jashari” kundër skuadrës Vikingur në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Këtë ndeshje Trepça ’89 e humbi me rezultat 4:1 dhe u eliminuar nga garat e mëtutjeshme në Champions.
Postimi i plotë i Veselit në Facebook:
Mitrovica edhe sot, si çdo herë, i dha hijeshi dhe e bëri krenare Kosovën duke e mbushur plot stadiumin olimpik që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ishte ndjenjë e veçantë ta shikoja nga shkallët e stadiumit ndeshjen e parë të Trepçës ’89 si vendas në Ligën e Kampionëve kundër ekipit të Ishujve Faroe, Vikingur.
Edhe pse në fund rezultati nuk ishte ai që e prisnim të gjithë, megjithatë treguam se dimë të organizojmë ndeshje ndërkombëtare, kemi shpirt luftarak e sportiv dhe se jemi në rrugën e duhur që në vitet në vazhdim të tregojmë suksese.