Veseli mori dyfish më shumë vota sesa Haradinaj në Vushtrri, Limaj vetëm 902

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 15:19 | Nga

Koalicioni PDK-AAK-NISMA në Vushtrri në zgjedhjet e së dielës i ka marrë 9593 vota, që janë 4 mijë vota më pak se sa që këto tri parti kanë marrë në zgjedhjet e vitit 2014, apo 1 mijë më pak sesa që PDK e vetme kishte marrë në ato zgjedhje.

Kandidati më i votuar i koalicionit PAN, sikurse edhe në shumicën e komunave të Kosovës, ka dalë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili i ka marrë 6 628 vota. Lideri i AAK-së ka marrë përgjysmë më pak – 3125; kurse Fatmir Limaj i Nismës vetëm 902.

Numër të madh të votave ka marrë kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi – gjithsej 4 983 vota; mjaft e votuar është Xhevahire Izmaku – 3450; Avni Klinaku – 1638 e kështu me radhë.

Veriu.info ju sjellë listën e plotë të siguruar nga dega e PDK-së në Vushtrri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme