Veseli: Ndërtimi i stadiumit kombëtar nis më 2019, do të jetë më i miri në rajon

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 10:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërtimi i stadiumit kombëtar do të fillojë vitin e ardhshëm. Kështu bëri të ditur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një vizite që së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i bëri stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Veseli tha se pas investimeve në stadiumin e Prishtinës, të njëjtat do të bëhen edhe në Mitrovicë. Ai premtoi  investime të ngjashme edhe në komunat e tjera të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Ky është një nga modelet më të bukura. Kjo do të vazhdojë në gjithë Republikën e Kosovës. Do të vazhdojë edhe në Mitrovicë. Stadiumi  kombëtar do të fillojë në vitin e ardhshëm, që do të jetë stadiumi më i mirë në Kosovë, por edhe në rajon”.

“Kosova ka pretendime të qarta, herën e ardhshme dëshiron që të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror, por edhe evropian, tha Veseli.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se përfundimi i këtij stadiumi është një momentum i ri.

Gashi shtoi se para pak ditësh mbikëqyrësit e UEFA-së i kanë dhënë dritën e gjelbër që  me 13 gusht të mund të luhet në këtë stadium.

“Para dy ditësh edhe mbikëqyrësit e UEFA-së e kanë dhënë shenjë që më 13 gusht të luhet ndeshja. Për herë të parë do të luhen lojërat në Prishtinë dhe është ky është një momentum i ri”, ka thënë Gashi, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme