Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka kujtuar sot luftëtarin hero Sali Çekaj, në 21 vjetorin e rënies së tij.
Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se Çekaj ra heroikisht në altarin e lirisë, në luftën frontale, Kosharen e lavdisë, përballë armikut për çlirimin e vendit.
“Heroi Sali Çekaj, pas angazhimit si intelektual, vijoi luftën me tërë qenien e vet, duke u bërë luftëtar dhe dëshmitar i rrënimit të kufirit dhe kontribues i unitetit për çlirim”.
Veseli theksoi do t’i kujtojnë përjetësisht heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, duke ndërtuar, nderuar dhe fuqizuar Republikën e Kosovës.