Veseli në Ferizaj vlerëson punën në parandalimin e pandemisë, kërkon të bëhen më shumë teste

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se punëtorët shëndetësor janë duke e kryer një punë të jashtëzakonshme dhe heroike në përballje me Coronavirusin. Ai u thënë se punëtorëve  së shpejti në Kuvend do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, Pakoja Emergjente e cila do të ndihmojnë edhe punëtorët shëndetësor por do të fuqizojë edhe rolin e komunave në ballafaqim me këtë pandemi, raporton Ekonomia Online.

Gjatë një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka thënë se duhet të bëhen sa më shumë teste e jo si në Ferizaj që janë bërë vetëm 22 teste.

Veseli ka theksuar me këtë rast se duhet të bëhen sa më shumë testime dhe duhet të ekzistojë një koordinim më i fuqishëm mes qeverisë qendrore dhe nivelit komunal.

“Gjithë personelit shëndetësor jeni duke bërë punë të jashtëzakonshme. Nuk e harrojmë kurrë. Shumë shpejt në Kuvend presim ta kalojmë një pako emergjente fiskale  që do t’i prek edhe punonjësit shëndetësor dhe sektorin privat, por në të njëjtën kohë do ta fuqizojë rolin e komunave. Duhet të punojmë bashkërisht që ta tejkalojmë këtë pandemi”, ka thënë Veseli.  

Ai e ka lavdëruar punën e kryetari të kësaj komune, Agim Veliu në luftë me këtë virus.

“Nuk është sukses shembulli të lihet anash një  një komunë, për shembull po e shohim rastin e Malshevës. Po e shohim se si po përhapet. Duhet bërë më shumë që t’i ndihmohet komunave nga qeveria pasi janë ballafaquesit e parë me  pandeminë”, ka thënë ai.

Veseli ka folur edhe për punëtorët e sektorit privat. “Kemi të bëjmë me 280 mijë punëtorë të sektorit privat. Presim që ditën e premte të kemi një seancë e jashtëzakonshme,është një pako 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit dhe ndërmarrësit si dhe sektorin shëndetësor. Dita e premte do të jetë ditë e bashkimit për parandalimin e virusit.”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu e ka falënderuar Veselin për mbështetjen. Ai ka thënë se ka marrë vendime për parandalimin e Coronavirusit shumë herët. Aliu ka bërë me dije se Ferizaj ende nuk është prekur nga virusi.

“Si  komunë fatmirësisht ende jemi pothuajse të paprekur. Falënderoj mantel bardhët bashkë me shtabin emergjent komunal. Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me një organizim sa më të suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit. Ne jemi nxituar në vendimet që kemi marrë masa. Le ta na falin qytetarët pasi qëllimi ka qenë ruajtja e shëndetit të tyre. Qytetarët të respektojnë gjitha masat. Ardhja e juaj është një mbështetje për ne dhe gjithë njerëzit që janë në frontin e parë të rrezikut”, tha ALiu.

Drejtoresha e QKMF-së  në Ferizaj, Nadire Ymeri, ka thënë se duket i zbatuar masat e rekomanduara por edhe puna edhe palodhshme e stafit, pandemia do të kalohet.

“Është  një mbështetje morale që qytetarët të qëndrojnë strikt në këtë pandemi. Duke respektuar masat e rekomanduara dhe puna e palodhshme e stafit që po e bëjnë në përpikëri do të t’ia dalim së bashku. Është bërë një organizim edhe i stafit edhe orarit. Sot pritet të furnizohemi nga MSH me një kontingjent të pajisjeve mjekësore. Është një siguri edhe për neve për ta kryer punën si duhet”, tha ajo.

Të ngjashme