Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot disa ndërmarrës në Komunën e Mitrovicës për të diskutuar për sfidat që kanë bizneset në kohë pandemie dhe mungesën e ndihmës nga qeveria lokale dhe ajo qendrore.
Kreu i PDK-së shprehu mirënjohje për ndërmarrësit të cilët me punën, talentin dhe kurajën e tyre sigurojnë dhjetëra mijëra vende pune.
Ai tha se PDK është aleate e natyrshme e bizneseve private që janë shtylla e zhvillimit të ekonomisë kosovare. Veseli tha se është për të ardhur keq që qeveria qendrore dhe lokale i ka neglizhuar dhe nuk iu ka ardhur në ndihmë bizneseve për të shpëtuar prej dëmeve të pandemisë.
“Gjithmonë kur sektori privat dhe institucionet bëhen bashkë ka sukses më të madh. Vetëm me një sektor privat të fuqishëm siç është edhe kompania V-Print në Mitrovicë, mund të ecë ekonomia e Kosovës, por edhe mund të kemi kapacitete më të mëdha financiare si buxhet i Republikës së Kosovës për aq sa edhe mund të punësojmë vajza e djem, burra e gra në ndërmarrësi private. Këta janë që sot kanë nevojë më së shumti prej institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ballafaqimi me pandeminë, vështirësitë financiare të cilat i kanë për ta mbajtur prodhimin e gjatë, për t’ju dhënë pagat punëtorëve, është pikërisht kjo çfarë po flasim ç’do ditë”, tha Veseli. Drejtori menaxhues i Kompanisë “V-Print”, Visar Idrizi, pasi falënderoi kryetarin Veseli për vizitë, tha se po përballen me shumë sfida dhe nuk kanë marrë ndonjë mbështetje konkrete për ballafaqim me pasojat e pandemisë.
Lideri i PDK-së ka vizituar edhe kompaninë për prodhim të dyerëve dhe dritareve që ekziston në Mitrovisë prej katër gjeneratave të familje..
Ai i bëri thirrje Qeverisë që të reflektoj dhe të bashkëpunoj me opozitën për të miratuar një pako të mirëfilltë ekonomike që i ndihmon bizneset me grante direkte në përballje me pandeinë. “Kjo gjendje e bizneseve është unijate në gjithë Republikën e Kosovës.