Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një takim me qytetarët e Rahovecit, i cili tha se 11 qershori do të jetë fillimi i ri për zhvillim më të fuqishëm ekonomik për vendin.
Veseli ka thënë se rinia e Kosovës nuk ka nevojë që t’i shikojë dyert e huaja për të dalë jashtë vendi, pasi që në Kosovë numri i të punësuarve mund të rritet në sektorin privat.
“S’kemi nevojë t’i shikojmë dyert e huaja, s’kemi nevojë të dalim jashtë vendi, të na ikë rinia, për arsye se kjo ka qenë sakrifica e mijëra qytetarëve tanë të cilët nuk i kemi… pak ka qytete më krenare se sa Rahoveci që ka qenë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Veseli.
“Ata donë zhvillim ekonomik, ata donë që vendi i tyre të ec përpara, të merren vendime që të rritet prodhimi dhe të njëjtën kohë të rritet punësimi. E numri i të punësuarve nuk rritet përpos në sektorin privat, në ndërmarrësi, aty që ju e shumica e bëni në Rahovec”, theksoi ai.
“Për rreth 100 ditë kam vizituar të gjitha anët e Kosovës, dhe kam takuar të gjitha kategoritë e njerëzve të Kosovës. Këta kanë qejf që Kosova të jetë e fuqishme”, ka thënë Veseli.