Veseli në Shkup, falënderon për bashkëpunimin në kohën e luftës në Kosovë

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar të dielën në Shkup ku ka takuar kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e të cilin kanë diskutuar pë bashkëpunimin ndështetëror, e në veçanti për rolin e Maqedonisë në kohën e intervenimit të NATO-s mbi Serbi 20 vite më parë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pikërisht në 20 vjetorin e fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi Serbi, e falënderon shtetin fqinj për kontributin e çmuar që ka dhënë duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për tu dalë në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

Veseli po ashtu ka falënderuar bashkëkombasit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovëd të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe.

Ai ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë ndihmën e miqve të saj anembanë botës në kohën e luftës dhe do të jetë mirënjohës përjetë. Statusi i plotë i Kadri Veselit: Në 20 vjetorin e fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi Serbi, sot qëndrova në Maqedoninë e Veriut ku takova në Shkup homologun dhe mikun tim Talat Xhaferi.

Shteti ynë fiqnj ka dhënë kontribut të çmuar duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për tu dalë në ndihmë qytetarëve tanë.

Po ashtu, mirënjohje për bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovëd të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe. Ne nuk do ta harrojmë asnjëherë ndihmën e miqve tanë anembanë botës në kohën e luftës. Ju jemi mirënjohës përjetë!

Të ngjashme