Veseli nga Ferizaj sqaron pse pagat me rritje ekzekutohen nga nëntori

Ferizaj | 04 Shk 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë ka vizituar shkollën “Jeronim De Rada” në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Kuvendit, tha se kjo është një ndër shkollat me të mira në Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët janë kthyer në shkollë dhe do të filloj mësimi. Jam shumë i lumtur që kemi arritur ti dalim përballë kërkesave të tyre”.

Veseli nga këtu ka sqaruar se pse ekzekutimi i pagave me rritje nuk do të bëhet nga qershori, por nga muaji nëntor.

Sipas tij, kanë marrë sqarim edhe nga ministria e Financave se për shkaqe teknike nuk mund të behën bartjet e një volumi kaq të madh.

Kreu i Kuvendit, potencoi se për të pagat me rritje do të duhej që merreshin nga qershori.

“Një pjesë që do të duhet të ishte nga qershori, ngarkesa me greva, ka arsyetim se teknikisht bartja e këtij volumi do të ishte e mundshme para 6 muajve. Duhen 6 muaj, për mua do të ishte dashtë me 1 qershor me filluar pagesat”.

Veseli tha se me miratimin e Ligjit për Pagat në të gjithë sektorët publik ka pasur rritje të pagave nga 20% deri në 83%.

Rritje kjo që sipas tij, nuk rrezikon stabilitetin makro-fiskal në vend, duke shtuar se punonjësit e administratës do të marrin paga më të mira jo vetëm në rajon, por edhe në disa vende të BE-së.

“Të gjitha kategoritë e sektorit publik kanë rritje për pagave nga 20% deri në 83%. Garantojmë edhe stabilitetit marko-fiskal të vendit tonë. Punonjësit publik kanë paga më të mira në disa vende të BE-së”.

“Mesazhi është ky do të qëndrojmë më afër edukimit të fëmijëve, por duhet të rrite kualiteti. Këta fëmijë duhet ta zhvillojmë Kosovën”.

“Duhet të përqendrohemi në ekonomikë private, ngase ajo mundëson zhvillimin. Do të bëjmë edhe më shumë në ekonomë private”.

Veseli ka kërkuar nga qytetarët që të besojnë më shumë në shtetin dhe institucionet e vendit. Ngase sipas tij, nuk duhet që lejohet që të ketë njerëz parazit që jetojnë në kurriz të të tjerëve, raporton EO.

“Duhet me besuar më shumë në shtet dhe identitet. Ne do të arrijmë që për këtë dekadën e re, të punojmë bashkë për sfidat që na presin”.

“Të kemi sa ma pak parazit që mundemi me jetuar në kurriz të tjerëve, nuk po flas për familje që kanë nevojë, por njeriu i shëndosh nuk pranon me qenë parazit”.

Servete Hajrullahu-Krasniqi, drejtoresha e shkollës, “Jeronim De Rada” në Ferizaj, u shpreh e gatshme që të realizojnë çdo vendim që merret për të kompensuar orët e humbur gjatë grevës tri javore.  

“Nuk ka kushtëzon paga asnjëherë, arsimi është ajo që gjithmonë e ka treguar vetën. Edhe para dhe pas luftës kemi kontribuar”.

“Ata që kanë filluar që kanë qenë përgjegjës, ne jemi të gatshëm për ta realizuar edhe për humbjen e mësimit”.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke falënderuar kreun e Kuvendit për vizitën, ka ftuar të gjithë që të punojnë për një arsim të qëndrueshëm që siguron zhvillim.

“Më lejoni të ju uroj për rezultatet. Me ne është edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli për të uruar nxënësit dhe mësimdhënësit. Këtij suksesi duhet t’i bashkohen të gjithë pa marrë parasysh për të ardhme e fëmijëve tanë”.

“Arsimi është prioritet i qeverisje time dhe nivelit qendrore, duhet të japim shembull se e duam këtë vend, nuk do të ndalemi me politika të drejta dhe të qëndrueshme në arsim”.


https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/833122193693605/

Të ngjashme