Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka uruar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të cilët sot janë zgjedhur nga Kuvendi.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese.
“Gjykatësve të sapozgjedhur iu urojmë punë të mbarë dhe efektive në vazhdimin e traditës së mirë që ka krijuar Gjykata Kushtetuese, por edhe avancim të standardeve që kërkohen prej saj”, ka shkruar Veseli.
“Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës, është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj”, ka përfunduar ai.