Veseli pas takimit të ekipit koordinues për dialogun: Lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 12:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit të përbashkët me kryeministrin, dhe ekipin negociator, për t’u koordinuar për procesin e dialogut me Serbinë, tha se vendimmarrja e vetme është mbrojtja e territorit, njohja e ndërsjellë dhe ulësja në OKB, raporton Ekonomia Online.

Kur foli për fillimin e intervistimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, kreu i Kuvendit shtoi se Lufta e UÇK ka qenë e shenjtë.

“Çlirimtarët kudo që janë çlirimtar. Lufta e UÇK ka qenë e shenjtë”.

“Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të ketë transparencë. Ka vetëm një vendimmarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, mbrojtja e territorit dhe njohja e Serbisë si dhe ulësja në OKB”.

Ftesës së Veselit nuk i janë përgjigjur përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të pa përfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Ditë më parë delegacioni shtetërorë i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/619093361881042/

Të ngjashme