Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të ketë transparencë të plotë për rugovianët sikurse për qytetarët tjerë të vendit sa i përket Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Këto komente ai i ka bërë pas nënshkrimit të memorandumit me, Erhard Busek, koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (SECI) dhe drejtues i Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore.
Veseli ka theksuar se çdo vendim i Kuvendit të Kosovës, i cili do të merret, do të jetë në të mirë të qytetarëve të vendit, raporton EkonomiaOnline.
“Do të ketë transparencë për rugovianët, si për ata të Mitrovicës, Drenicës, Gjilanit, Podujevës si për të gjithë që e ndiejnë Kosovën njëjtë dhe duhet të jenë të sigurt se në këtë Kvend të Republikës së Kosovës, çdo vendim i cili do të merret do të merret në interes të atdheut tonë, dhe në interes të qytetarëve. Mos t’i dallojmë qytetarët”, ka thënë Veseli.