Veseli për takimin me Thaçin: Ishim për ta uruar për shtëpinë e re, s’lejoj të prishemi me ShBA-në

Ferizaj | 04 Shk 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për takimin e mbrëmshëm ndërmjet presidentit Hashim Thaçi me krerët e koalicionit dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se te presidenti kanë shkuar që ta urojnë kreun e vendit për shtëpinë e re.

“Ishim me ja bo shtëpinë përhajr”.

Këto komente ai i bëri kur me me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë ka vizituar shkollën “Jeronim De Rada”, në Ferizaj.

Veseli më tej ka sqaruar se edhe me Haradinajn edhe me Thaçin janë në kontakt të vazhdueshëm, duke shtuar se nuk do të lejojnë që Serbia të sillet si të dëshirojë tash e tutje me Kosovën.

Për taksën e vendosur ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës, tha se ajo do të mbete në fuqi, por që përsëriti qëndrimin e tij për pezullim të përkohshëm.

Kreu i PDK-së, tha se Kosova nuk goxon që të ketë qëndrime të kundërta me ShBA-në, vend ky që po kërkon me ngulm pezullimin e takës, raporton EO.

Madje ai ka thënë se nuk do të lejojë që Kosova të prishë raportet me këtë shtet, duke shtuar se institucionet duhet të marrin vendime të mençura.

“Ne jemi në kontakte intensive me kryeministrin kjo që po bëjmë në të mirën e shtetit, Serbia nuk mund të sillet me neve qysh të do”.

“Tarifa është vendosur për të mirën e Kosovës dhe nuk guxon të kthen në të keqe ajo do të qëndrojë. Unë e kom bo një propozim, për masën e që janë edhe kërkesë e ShBA-së, pra vetëm masë e përkohshme”.

“Jemi duke punuar intensivisht në këtë pjesë. Kosova dhe ShBA-ja nuk guxojnë të kenë qëndrim të kundërta. Nuk do të lejojmë që të prishen raportet. Vendime e marra duhet të jenë të mençura nga Republika e Kosovës”.


https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/833122193693605/

Të ngjashme