Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i ka përgëzuar vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” për pastrimin e sotëm të mbi 200 deponive ilegale të mbeturinave.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se përmirësimi i ambientit do të jetë ndër komponentët kryesorë të Fillimit të Ri për Kosovën.
“Një ambient i shëndoshë e bën një shoqëri të shëndoshë. Është detyrë e të gjithë neve, qytetarëve të Kosovës, ta ruajmë mjedisin tonë. I përgëzoj 50 mijë vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” që me aksionin e tyre po i pastrojnë sot mbi 200 deponi ilegale të mbeturinave. Përmirësimi i ambientit do të jetë ndër komponentët kryesorë të Fillimit të Ri për Kosovën. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.