Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri do të jetë kujtim i përjetshëm.
Këto deklarime lideri i PDK-së, Kadri Veseli i bëri në një status të publikuar në facebook, teksa ka kujtuar ditën e Betejës së Koshares.
“I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për heronjtë e thyerjes së kufirit në betejën e Koshares të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“, ka shkruar Veseli në profilin e tij në facebook.