Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot biznesin e Visar Xhemës në Prishtinë, një i ri që me mbështetje prej 4900 euro nga Fondi i Rinisë kishte hapur një dyqan të dizajnit dhe rrobaqepësisë.
Veseli ka premtuar se do të rris fondin e mbështetjes për Start-up të rinj dhe përmes kësaj mbështetjeje do ta mbajë rininë këtu, duke përkrahur idetë e tyre dhe duke hapur vende të reja të punës.
“Është një biznes modest, por shumë i rëndësishëm për të riun Visar Xhema. Me një mbështetje prej 4900 euro nga Fondi i Rinisë së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai ka arritur të hapë biznesin e tij të dizajnit dhe rrobaqepësisë, ku ka punësuar pesë të rinj.
Të rinjtë e talentuar, me mbështetjen e shtetit, do të arrijnë shumë shpejt të hapin biznese të vogla e të mesme dhe ta zhvillojnë karrierën e tyre në Kosovë .
Unë do të rris fondin e mbështetjes për Start-up të rinj dhe përmes kësaj mbështetjeje do ta mbajmë rininë këtu, duke përkrahur idetë e tyre dhe duke hapur vende të reja të punës”, ka shkruar Veseli.