Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mëngjesin e së martës ka pritur në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit nuk ka pasur deklarim për medie. Përderisa dje shefi i shtetit slloven në takimin që pati me presidentin, Hashim Thaçi, ka ftuar liderët kosovarë që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe të zbatohen marrëveshjet me Serbinë.
Deklarime për media pas takimit nuk do të ketë as kur Pahor do të takohet me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Ndërsa Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne me rastin e vizitës së presidentit Pahor.