Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim një grup studentësh të universiteteve publike të vendit, të cilët i falënderoi për mbështetjen që studentët i kanë dhënë idesë së tij për formimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.
“Pata kënaqësinë të pres në takim një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve tona publike. I falënderova për mbështetjen që treguan për iniciativën time për zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare. Bashkëbisedimi me të rinjtë gjithmonë është frymëzues dhe produktiv. Kosova ka ecur përpara, çdo herë që të rinjtë kanë marrë rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit”, ka njoftuar Veseli përmes faqes së tij në Facebook.