Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Tahir dhe Nebih Mehën në 37 vjetorin e vrasjes së tyre.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë”.
“Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.