Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, ka shkruar për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit.
Veseli thotë se qytetarët presin nga deputetët përfaqësim përmes debatit e jo dhunës dhe bllokimeve, shkruan Gazeta Fjala.
Lexoni të plotë statusin e Veselit:
“Sot filluam sesionin vjeshtor parlamentar. Qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit e jo përmes dhunës dhe bllokimeve. Është koha që edhe dallimet politike të shpërfaqen përmes debatit në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë – asnjëherë.
Në këtë sesion të ri parlamentar, uroj të kemi unitet dhe të merremi më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik. Këtë e presin qytetarët nga ne.