Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shëruar nga Covid-19. Pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli është kthyer me punët e përditshme në parti.
Kryetari Veseli falënderon qytetarët, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe miqtë̈ e shumtë që e telefonuan dhe u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe, thuhet në njoftimin e PDK-së.
“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.” – ka thënë Veseli.