Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Kosovës po i ikë treni i fundit sa i përket liberalizimit të vizave.
Kur kryetari Veseli u pyet nga gazetarët se kur do të mbahet seanca për demarkacionin ai tha se do të kryhet shumë shpejt, raporton Ekonomia Online.
Madje tha se ka ndryshuar qëndrimi i disa deputetëve veçanërisht disa deputetëve të LVV-së që do a votojnë marrëveshjen e kontestuar.
“Duhet të kryhet sa më shpejtë, jemi vonuar shumë kështu. Jemi duke bërë gabime ndaj qytetarëve tanë dhe papërgjegjësi, po punojmë të arrijmë konsensus”.
“Disponimi i shtetit të Republikës së Kosovës është i pacenuar do anëtarësohemi në BE si vend i pavarur”.
“Disponimi i deputetëve po ndryshon sidomos disa deputetëve të LVV-së”.
Veseli tha se është diskutuar çështja e rregullores së re të Kuvendit, raporton EO.
“Ne sot jemi takuar për çështjen e rregullores. Jemi duke punuar të arrijmë konsensusin e përbashkët që të ecim përpara mos të vonohemi mjaft jemi votuar”.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti doli i tensionuar nga mbledhja e kryesisë ku Veseli tha se nuk pati tensione por diskutime të mira.
“Jo nuk ka pas tensione, ka pas diskutime të mira jemi në përfundim të rregullores”.