Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim Presidenten e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati.
Në hollin e Kuvendit ku është vendosur simboli me numrin 10, me shtet që e kanë njohur pavarësinë, Veseli i tregoi Casellati për domethënien e tij, duke e falënderuar Italinë që ishte ndër shtetet e para që ka njohur Kosovë.
Më pas të dy kanë vizituar sallën e Kuvendit ku mbahen seancat plenare. Më këtë rast Veseli e ka njoftuar atë për punë e institucionit që udhëheq, raporton Ekonomia Online.
Veseli duke i prezantuar saj sallën i tha se deputetët që janë më të zellshëm dalin e flasin në foltore.
Më pas takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura.