Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot ditën e punës në takim me Ambasadorin Amerikan, Greg Delawie, përtë diskutuar për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për dy seancat parlamentare që pritet të mbahen sot në Kuvendin e Kosovës.
Pas takimit me Ambasadorin Delawie, Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e rtij në Facebook se SHBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili, siç ka thënë Veseli, siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE.
Në takim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, rikonfirmova përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë proces është jetike që si shtet të kemi një konsensus dhe platformë të përbashkët.
ShBA-ja mbështet përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE.