Veseli takon Limajn dhe Ahmetin, koordinohen për dialogun

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Me këtë rast Veseli tha se Kuvendi është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht të përmbyllet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme