Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takur sot ekspertët e ekipit të Zyrës për Sfida të Mijëvjeçarit dhe zëvendës-drejtorin e MCC, Kevin Mitchel.
Kryeparlamentari Veseli përmes profilit të tij në rrjetin social facebook, ka njoftuar se në këtë takim biseduan për mundësinë e krijimit të vendeve të punës.
Ai thotë se përkrahja amerikane për Kosovën është thelbësore.
Postimi i plotë i Veselit:
Fillova sot ditën me diskutimet për krijimin e vendeve të punës me ekspertët e ekipit të Zyrës për Sfida të Mijëvjeçarit dhe zëvendës-drejtorin e MCC Kevin Mitchel.
Përkrahja shumë-milionëshe amerikane për Kosovën është e rëndësisë thelbësore, sidomos për më të varfërit dhe fshatrat.
Millennium Challenge Kosovo Office gjatë katër vjetëve të ardhshme do të jetë bosht i rëndësishëm i krijimit të vendeve të punës në ekonomitë lokale dhe në fshatrat e Kosovës.