Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet që të ruajë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veseli në Televizionin Publik deklaroi se me veprimet e fundit, s’duhet lejuar që Serbia të përfitojë nga gabimet e tyre, njofton Klan Kosova.
”S’duhet të lejojmë që Serbia të përfitojë nga gabimet tona”.
”Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive”.
”Mbi të gjitha do të qëndrojë racionaliteti”.
”Së pari e kemi liberalizimin e vizave, e të mos sanksionohemi nga SHBA-të”.