Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka treguar pse ia ka ndalur fjalën në foltore Frashër Krasniqit para disa javësh, kur nisi të flas për rastin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që akuzohen për terrorizëm.
Veseli ka thënë se atij i është ndalur fjala për shkak të përdorimit të fjalës “fytyrat”, raporton Ekonomia Online.
Kryeparlamentari kërkoi që çështjet e gjyqësisë të mos trajtohen në Kuvend.
Ai tha se Krasniqit i është ndalur fjala për shkak të përdorimit të fjalës “fytyrat”.
“Çëshjet e gjyqësisë në këtë Kuvend mos me u trajtu, po keqpërdorët foltorja shumë shpesh, iu ka ndalur fjala për shkak të fjalës fytyrat dhe nuk kam dashur ta lë të flas”.
“Kadri Veseli mund ta fyejë çdo ditë por jo deputetët”.