Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar fëmijët e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ai uroi edhe mësimdhënësit duke shpresuar që të kenë një vit sa më të suksesshëm, raporton Ekonomia Online.
“Urime viti i ri shkollor të gjithë fëmijëve tanë, nxënësve të Republikës së Kosovës, mësimdhënësve të cilët janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme, i falënderojmë, ju dëshirojmë një vit të suksesshëm të punës së tyre. Në të njëjtën kohë fëmijëve tanë iu dëshirojmë shëndet, fat dhe sukses në mësime”.
Këto urime Veseli i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që të martën të mbahet seancë e jashtëzakonshme për korrigjimin e kufijve, raporton EO.