Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vizituar në spital presidentin Hashim Thaçi, i cili sot gjatë ditës është operuar. Veseli ka shkruar në Facebook, se presidenti është mirë me shëndet.
Postimi i plotë:
“Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite, i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë.
“Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar ai.