Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për të dytën herë ka dal në foltore e Kuvendit duke iu përgjigjur akuzave të Albin Kurtit. Ai tha se nëse VV-ja e merr pushtetin ditë e zezë do të vijë për Kosovë.
Sipas Veselit, VV-ja do ta harrojnë edhe Astrit Deharin e do ta sjellin Serbinë në Kosovë.
“Sherrin ka me ta pa Kosova, ke me kthy Serbinë në Kosovë”.
Ai i ka thënë Kurtit se krejt çfarë dëshiron dhe mendon VV është pushteti dhe pozita e tij, ndaj s’i intereson se çfarë ndodh në Kuvend.
“Kur t’i bon Albin Kurti 61 vota, unë jam kryetar i PAN-it, dhe ja nënshkruaj postin për të parin e Kuvendit. Le të bëhet edhe kryeministër se e ka qit edhe kravatën”, tha Veseli.
Veseli ka deklaruar se Vetëvendosje e ka sulmuar edhe fizikisht kryeministrin në detyrë Isa Mustafën dhe tani po i lutet për koalicion.