Në Pejë, Klinë dhe Deçan janë mbajtur sot konventat hapëse të zgjedhjeve të brendshme. Në këto takime ku kanë marrë pjesë strukturat drejtuese, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai në këto takim shpalosi orientimet e platformës se re dhe vizionin e PDK-së për të ardhmen. Kryetari Veseli tha se zgjedhjet e brendshme do ta bëjnë PDK-në edhe më të fuqishme, duke ofruar pranë vetës ide inovative dhe vizionare si dhe personalitete që duan të japin për vendin.
Veseli theksoi se zgjedhjet e brendshme në PDK, me mënyrën e organizimit dhe transparencën dhe garën e hapur janë një model për të gjithë Kosovën.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, foli edhe për fokusin që PDK i ka dhënë sektorëve të ndryshëm në Kosovë. Ai tha se me Dekadën e Re do të ketë më shumë zhvillim ekonomik, pasi sektori privat do të mbështetë nga shteti në shumë forma, e në veçanti me politika fiskale që mundësojnë rritjen e bizneseve ekzistuese dhe hapjen e atyre të reja. Kjo, tha ai, do të sjellë më shumë vende pune.
Me Dekadën e Re, theksoi kryetari Veseli, do të ketë një sistem të drejtësisë më efikas, që do të jetë një shtyllë e fortë për ecjen përpara të shtetit. Ai po ashtu përmendi reformat e mëdha që po bëhen në këtë sektor, por edhe në shëndetësi. Gjendja në spitalet tona, tha ai, po ndryshon rrënjësisht falë angazhimit maksimal të PDK-së.
Gjithashtu, kryetari Veseli theksoi se një fokus i veçantë në platformën e PDK-së do të ketë edhe edukimi i të rinjve. Investimi në këtë fushë, potencoi ai, do të bëhet përmes reformave dhe përshtatjes së arsimit më tregun e punës dhe nevojave që ka shteti i Kosovës.
“Të gjitha këto. Por në veçanti zhvillimi ekonomik dhe integrimi nuk mund të bëhen pa pasur besim në shtetin e Kosovës, në vizionin tonë”, tha ai.
Pas këtyre komunave, kryetari Veseli do të vazhdojë vizitat edhe në degët tjera të PDK-së nëpër Kosovë ku edhe do të hapen zyrtarisht zgjedhjet.