Veshja e ditës

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 16:07 | Nga

Fashion blogeret nëpër botë por edhe në Shqipëri, e kanë kthyer në punë reklamimin e veshjeve të tyre në rrjetet sociale. Në vendin tonë njihen disa vajza të cilat adhurojnë modën, por edhe ndiqen në rrjetet sociale nga shumë njerëz për kombinimet e bukura që i bëjnë veshjeve.

Ndoshta shumica prej nesh mund të ketë ide të bukura për kombinime veshjesh, por nuk kanë dëshirën që t’i bëjnë përditë. Këto vajza njëkohësisht edhe të bukura e kanë dëshirën e madhe, që pothuajse çdo ditë të sjellin një veshje të re në Instagram-n e tyre.

Njëra prej këtyre vajzave që po flasim është fashion blogerja, Jona Haderi. Jona ka postuar në profilin e saj në Instagram, një foto ku shfaqet e kombinuar me ngjyra vjeshte, por pak të ndezura për këtë stinë.

Fashionistja ka zgjedhur një palë pantallona lelja të kombinuar me një këmishë të bardhë, dhe pelerinë me rrip portokalli. Këpucët i ka zgjedhur të sheshta me majën tipike që tashmë është në modë.

Ngjyra floriri e këpucëve është pa dyshim në të njejtën linjë të ngjyrave të veshjes në tërësi. Sot Jona, por ndoshta si çdo ditë ka shkëlqyer…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme