Dukej i kryer huazimi i brazilianit Ramires te Interi por në fund ka ngecur gjithçka.
Futbollisti brazilian ende nuk është bindur për t’iu bashkuar Interit dhe tani ‘Neroazzurët’ nuk po presin më.
Dy klubet, Inter dhe Jiangsu Suning nuk kanë arritur ende një marrëveshje.
Por klubi italian tani ka ndërruar objektiv dhe është kthyer nga kampionati spanjoll.
Sipas asaj që ka shkruar ‘La Gazzetta Dello Sport’, mesfushori defensivë Thomas Partey është në planet e Interit.
24-vjeçari po aktivizohet me Ateltico Madrid dhe ka shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tij.
Reprezentuesi po shihet si adekuati për formacionin e trajnerit italian Luciano Spalletti.
Inter ka kërkuar nga Atletico huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.
Ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Atletico nëse do ta lënë të lirë afrikanin t’i bashkohet Interit.