Ekonomia Online
FUNDIT

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes pasagjeri ndërsa vozitësi lëndohet rëndë

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes pasagjeri ndërsa vozitësi lëndohet rëndë

Ka vdekur një person si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Ekonomia Online. Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se pasagjeri ka mbetur i vdekur, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda. “Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth […]

Ka vdekur një person si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Ekonomia Online.

Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se pasagjeri ka mbetur i vdekur, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda.

“Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në Autostradën “Arben Xhaferi” në KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës,  i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKU në Prishtinë”, konfirmoi Hoxha.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës.

Dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML.

 “Njësia e Mjekësisë ligjore kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Hoxha.

Të ngjashme