Është vetaksidentuar një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se nga aksidenti ka të lënduar.
“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha.