Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë është vetaksidentuar dje në Dragash, njofton Policia e Kosovës, transmeton Ekonomia.
Lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i veturës dhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.