Një person ka ndërruar jetë pas një vetëaksidenti që ka ndodhur pak pas mesnate në magjistralen Gjilan-Kamenicë.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Shoferi ka pësuar lëndime, me ç’rast është dërguar në Spitalin e Gjilanit, e më pas në QKUK.
“Ju njoftojmë se më datën 15.02.2022, rreth orës 00:05, në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatin Dobërqan, ka ndodhur një vet aksident me fatalitet. Dyshohet se deri sa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, ku në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit , e më pastaj për në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, tha Hashani./kk/